Ministri Zemaj: Masat kundër Covid-19 po prodhojnë rezultate pozitive

19 korrik 2020 | 13:59

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive.

“Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës /Ministria e Shëndetësisë në menaxhimin e pandemisë Covid-19 kanë filluar të prodhojnë rezultate pozitive. Ky është rezultat i kujdesit që keni manifestuar ditëve të fundit duke bartur maska mbrojtëse, ruajtur distancën fizike, mbajtur higjienën personale e kolektive dhe mbi të gjitha duke ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe të sjelljes përballë një rreziku siç është Covid-19”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Në këtë kontekst, Zemaj ka kërkuar që të respektohen këto masa në mënyrë rigoroze.

“Ne presim që këto rezultate të përmirësohen edhe më tej, ndërsa, përgjegjësia na thërret që të vazhdojmë me disiplinë, kujdes, zbatim edhe më rigiroz të masave e rekomandimeve të profesionistëve me qëllim që puna e personelit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera të lehtësohet dhe shëndeti i popullatës të ruhet. Mos u Shliro! Bashkë për shëndetin e të gjithëve! #QeveriaHoti”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 10:20 ka ndërruar jetë një 61-vjeçar nga…