Ministri Zemaj monitoron testimet në shesh

29 dhjetor 2020 | 11:59

Ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj, ka monitoruar testimet që po bëhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, për Covid-19 nga IKShPK-ja.

Ai e ka mirëpritur iniciativën e institutit, duke thënë se kjo është mënyrë e mirë që të testohen sa më shumë qytetarë.

Zemaj ka deklaruar se pavarësisht gjendjes me Covid-19, duhet të bëhet kujdes me pandeminë.

“Do fillojmë edhe me teste të shpejta, teste të avancuara dhe këto teste që tashmë kanë ardhur do të mundësojnë që të jepen në vende të ndryshme dhe do zbatohen shpejt”, ka deklaruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë i ka thënë kritikut…