Ministri Zemaj ndalet në Han të Elezit para se të shkojë në Maqedoninë e Veriut

10 shtator 2020 | 13:38

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, para se të arrijë në Maqedoninë e Veriut, është ndalur në Han të Elezit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Rufki Suma.

“Bashkë me kryetarin Rufki Suma biseduam rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese si dhe rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë primare”, ka thënë Zemaj.

Zemaj gjatë vizitës në Han të Elezit ka qëndruar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ka takuar personelin shëndetësorë, me të cilët ka biseduar për menaxhimin e situatës me Covid-19.

“Ndërsa gjatë qëndrimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), me personelin mjekësorë këtu shtjelluam në hollësi shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid-19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmë në të ardhmen”.

“Duke falënderuar stafin menaxhues dhe personelin shëndetësor për përkushtimin dhe punën e palodhur që është duke bërë në këtë kohë të vështirë, konfirmoj se kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do te ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”, është shprehur Zemaj.

Më tutje, Zemaj ka thënë se “në konkursin e fundit për shkollim specialistik, sipas kërkesave nga kjo komunë, i’u kemi dhënë hapësirë disa kandidatëve, që do ndjekin specializimet për mjekësi familjare, biokimi klinike, dhe do t’u shërbejnë qytetarëve të kësaj komune”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, të premten…