Ministri Zemaj ofron mbështetje për Komitetin e ShSKUK-së

21 korrik 2020 | 15:34

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë të martën në mbledhjen e Komitetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) për menaxhim të situatës me Covid-19.

Nga anëtarët e Komitetit është njoftuar në lidhje me punën dhe organizimin që ka bërë dhe po bëhet nga ky Komitet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me Covid-19.

Gjatë takimit të Komitetit, ministri Zemaj, ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësorë për kontributin e jashtëzakonshëm që po japin për trajtim të rasteve me Covid-19, duke ofruar përkrahjen e plotë nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhim të pandemisë dhe situatës së përgjithshme.

“Jemi në situatë emergjente, të jeni vigjilentë, kërkojë që riorganizimi të bëhet si është më së miri në të gjitha klinikat dhe spitalet. Kam kërkuar që të ketë prioritet të lartë punimi i mostrave të analizave për klinikat ku trajtohen rastet me Covid-19, si Klinika Infektive, Pulmologjia, Neurologjia, por edhe Mjekësia Sportive, rastet nga spitalet e përgjithshme po ashtu janë urgjente dhe nuk do të pritet për rezultate”, ka theksuar Zemaj.

Sipas tij, gatishmëria dhe koordinimi duhet të jetë në nivelin më lartë, kurse ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të bëjë edhe furnizimet e nevojshme në koordinim të plotë me të gjitha institucionet.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka njoftuar ministrin Zemaj se në bazë të raportimeve në nivel të klinikave të QKUK-së, por edhe spitaleve të përgjithshme ka në trajtim mbi 500 pacientë të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19 të cilët janë duke marrë shërbime shëndetësore.

Ai ka njoftuar në lidhje me zbatimin e vendimit të qeverisë së Kosovës për riorganizim të hapësirave dhe stafit shëndetësorë, me theks të veçantë krijimin e hapësirave të reja për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuar me Covid-19.

Anëtarët e Komiteti nga klinikat e QKUK-së, kanë raportuar në lidhje me punën dhe organizimin në kuadër të klinikave me të cilat menaxhojnë.

(Qendresa Rama / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarëve të Koresë së Veriut u është rekomanduar nga autoritetet…