Ministri Zemaj takon përfaqësuesit e OBSh-së, temë Covid-19
14 korrik 2020
| 18:56
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të OBSh-së, udhëhequr nga Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSh-së për Kosovë, Isme Humolli.
Më to ai ka diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e Covid-19.
“Përfaqësuesit e OBSh-së shprehen gatishmërinë për të përkrahur Ministrinë e Shëndetësisë në të gjitha sferat, përfshirë edhe menaxhimin e çështjeve shëndetësore përveç COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Bëhet me dije në këtë njoftim se gjatë këtij takimi u bisedua edhe për asistencën që OBSh-së e cila mund të sigurojë në trajnimin e stafit mjekësor për trajtimin e rasteve me Covid-19.