Ministri Zemaj: Vaksina për Covid-19 do të jetë falas

24 gusht 2020 | 16:24

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në rrugën e duhur për sigurimin vaksinave kundër Covid-19.

Pa përmendur sasinë, Zemaj ka thënë se është duke u punuar që të sigurohen vaksinat kundër Covid, të cilat sipas tij, do të jepen falas për qytetarët e Kosovës.

“Jemi në hapa konkret dhe që mendojmë të realizueshëm nëse vaksina hidhet në përdorim që edhe ne ta sigurojmë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Tash mbetët një vlerësim i yni në të dy rrugët. Unë si ministër i Shëndetësisë obligohem dhe zotohem që duhet ta sigurojë për gjithë qytetarët e mi, pavarësisht çmimit apo mënyrës, se si të arrijë që ajo vaksinë të jetë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Unë do t’i vaksinojë falas”, është zotuar Zemaj.

E sa i përket pagës shtesë për punëtorë shëndetësorë, Zemaj ka thënë që kjo do të vazhdojë deri në përfundim të pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i…