Ministri Zemaj viziton QKUK-në, falënderon personelin shëndetësorë

27 qershor 2020 | 19:09

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj edhe në ditë vikendi ka vizituar punëtorët shëndetësorë në QKUK, të cilët po punojnë pa ndalë për të shëruar të sëmurit me Covid-19.

Zemaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka falënderuar të gjithë punëtorët të cilët po punojnë pandërprerë.

Ai ka thënë se ka shkuar atje për t’i falënderuar dhe për t’i motivuar tutje.

“Në këto ditë kur të gjithë po përballemi në mënyra të ndryshme me pandeminë, ne po përpiqemi të jemi krah i fortë dhe shume falënderues ndaj mjekëve dhe infermiereve. Ata po punojnë çdo orë, çdo ditë për ne, ata nuk pushojnë as gjatë vikendeve dhe ne sot e ndamë vikendin për t’i vizituar, falënderuar dhe për t’i motivuar për të vazhduar tutje. #Bashkëmëtëfuqishëm #QeveriaHoti”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastrioti nuk do t'ia dal të mbrojë trofeun e Kupës…