Ministri Zemaj viziton shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan
24 shtator 2020
| 12:03
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku ka parë nga afër zbatimin në nivel të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Në këtë vizitë, ministri Zemaj ka thënë se në çdo institucion arsimor në Kosovë duhet të respektohen masat parandaluese, si ruajtja e distancës fizike, vendosja e maskave nga nxënësit dhe mësimdhënësit, përdorimi i dezinfektuesve.
“Pres nga prindërit të jenë të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet për luftimin e virusit dhe të mos grumbullohen në oborret dhe hapësirat e shkollave”, ka thënë Zemaj.
(Q.R / Epoka e re)