Ministri Zhvillimit Rajonal: Kemi punësuar mbi 608 persona
30 tetor 2018
| 12:04
Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.
Ky raportim i Demirit erdhi më kërkesë të deputetit të Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha.
Me ketë rast ministri Demiri ka thënë se në saje të punës së kësaj ministrie, janë punësuar 608 persona.
“Nga 128 firma që kanë marrë grante, ne kemi arritur të kemi 608 vende të reja pune. Më këtë kemi arritur qëllimin që të kemi 608 vende pune, pasi kushti ka qenë që në aplikacion çdo punëtor të jetë i regjistruar në ATK”, ka thënë ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, raporton “Epoka e re”.