Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall konkurs për 40 bursa për femra

16 gusht 2020 | 14:08

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e Republikës së Kosovës, ka shpallur konkurs për ndarjen e 40 bursave për femra për regjistrim nё drejtime  teknike nё Institucione tё Arsimit dhe Aftësimit Profesional për vitin shkollor 2020-2021,

Të gjitha femrat të cilat përfundojnë shkollimin e mesëm të ulët, dhe të cilat i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuar në konkurs kanë të drejtë të aplikojnë për bursë në një nga drejtimet teknike në të  gjitha IAAP-të në Republikën e Kosovë të cilat ofrojnë një nga profilet në vijim:

  1. Instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit;
  2. Instalues elektrik;
  3. Mekatronikë; dhe
  4. Automekanik.

Konkursi do të jetë i hapur prej 17 deri 27 Gusht 2020.

https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/08/Epoka-15-gusht-2020.pdf

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia Covid-19 ka ndikuar që të ketë numër më të…