Ministria e Arsimit i bën thirrje SBAShK-ut mos ta pengojë procesin mësimor
13 janar 2019
| 19:14
Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve nga nesër më 14 janar do të hyjnë në grevë.
Ndërsa, këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Valmir Gashi në një prononcim për portalin rtv21.tv, tha se janë kundër grevës.
Ai tha se MAShT i bën apel SBAShK-ut që të mos e pengojnë procesin mësimor.
“Ne jemi kategorik kundër grevës. Ne nuk e përkrahim grevën, ashtu siç tashmë as prindërit dhe ju bëjmë apel SBAShK-ut, që të mos e pengojnë procesin mësimor, por të bëjmë angazhim të përbashkët institucional”, ka thënë Gashi.
Në anën tjetër, SBAShK ka njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30% koeficienti i mësimdhënësve për paga.