Ministria e Arsimit ka zhvilluar modul të ri për regjistrim të rasteve me Covid-19 në shkolla
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e përkrahur nga UNICEF-i, ka zhvilluar një modul të ri për regjistrim të rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara me Covid-19 të nxënësve dhe personelit arsimor.
Këtë aplikacion (Sistemi për regjistrimin e rasteve me Covid), MASh e ka zhvilluar me qëllim të krijimit të lehtësirave në marrjen e informatave nga terreni për situatën pandemike në shkolla në kohë reale, informata të cilat do të lehtësojnë punën e task forcave në nivel të shkollave, të komunave dhe të Ministrisë për përcjelljen e procesit mësimor në kushte pandemie.
MASh-i ka kërkuar nga të gjitha shkollat, respektivisht DKA-të, që të raportojnë sa i përket situatës pandemike në shkolla në baza ditore për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me Covid-19.
(F.D / Epoka e re)