Ministria e Arsimit kundër grevës në arsim, pro dialogut
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka marrë vendim që nga 14 janari të hyjë me grevë të përgjithshme në arsim.
Kundër kësaj greve ka dalë Ministria e Arsimit Shkencës, Arsimit dhe Teknologjisë.
Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi, ka thënë se janë duke punuar dhe se janë në kontakt me qeverinë dhe komisionet përkatëse për ngritjen e koeficientit tek punëtorët e arsimit.
“Ne po punojmë vazhdimisht në këtë drejtim, të hënën i kemi edhe dy takime të rëndësishme për këtë temë dhe shpresoj se do të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Gashi në Info Magazine.
“Ne si ministri nuk jemi kundër kërkesave të SBASHK-ut, ne kemi thënë se meritojnë koeficient më të dinjitetshëm për punën që bëjmë”
“Jemi kategorik kundër grevës – grevën s’e shohim si zgjidhje të kësaj çështjeje. Kjo grevë i dëmton fëmijët dhe lë pasoja afatgjate. Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje që të mos vazhdohet me grevë”.
“Ne ua kemi dhënë fjalë se jemi duke u angazhuar në komisione dhe qeveri duam që kjo çështje të zgjidhjet me dialog”.
“Megjithatë ne i kemi parasysh edhe mundësitë buxhetore, vetëm me një ngritje prej 20% shpenzimet mund të kalojë 15 milionë euro në vit”.
Greva pritet të fillojë të hënën dhe do të mbahet çdo ditë nga ora 09:00 në 12:00 me afat të pacaktuar.