Ministria e Arsimit ndan 40 bursa për femrat që regjistrohen në fakultetet teknike

22 korrik 2020 | 17:09

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndarje të bursave për femra që regjistrohen në drejtime teknike në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional (IAAP) për vitin 2020-2021.

Ky vendim i ministrit Likaj synon stimulimin e femrave për regjistrim në drejtime teknike të IAAP-së, ndërsa bursat për këtë vit shkollor do të jenë bashkëfinancim i MASh-it dhe projektit LuxDev, i cili për këtë qëllim ka ofruar donacion në vlerë 10 mijë euro.

Në vendimin e ministrit Likaj janë përcaktuar edhe profilet, kushtet dhe kriteret e përfitimit të 40 bursave që do të ndahen për vitin e ri shkollor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka kaluar…