Ministria e Arsimit shpall konkurs për vende të lira të punës në Qendrat Burimore/shkolla speciale

02 korrik 2021 | 12:15

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës, në bazë të nenit 67,68 të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 90/2010), Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L-032, Udhëzimin administrativ nr. 05/2015, Udhëzimin administrativ 05/2021, Udhëzimin administrativ nr. 02/2018 për Qendrat Burimore, Udhëzimin administrativ nr. 07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe kërkesave të Qendrave Burimore, Departamenti i arsimit parauniversitar, shpall konkurs për këto vende të lira të punës.

Konkurs për vende të lira të punës në Qendrat Burimore/shkolla speciale

Mësimdhënës/e të rrobaqepësisë në lëndët mësimore teorike  në QB “Nënë Tereza” në Prizren.

Mësimdhënës/e për lëndën teknologji – informatikë  në QB “Nënë Tereza” në Prizren

Mësues udhëtues në QB “Nënë Tereza” në Prizren

Mësimdhënës/e e gjuhës shqipe në arsimin e mesëm të lartë në QB “Nënë Tereza” në Prizren

Mësimdhënës/e e muzikës  në QB “Nënë Tereza” në Prizren

Mësimdhënës/e e gjuhës shqipe në arsimin e mesëm të ultë në QB “Nënë Tereza” në Prizren

Mësues/e klase  në QB “Nëna Terezë” në Mitrovicë

Mësues/e klase  në QB “Lef Nosi” në Prizren

Mësues/e klase  në sh.s. “Shpresa” në Shtime

Edukator/e në konvikt në QB ‘Xheladin Deda” në Pejë

Asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta në QB “Nëna Terezë” në Mitrovicë

Vozitës në QB “Nënë Tereza” në Prizren.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita 1 korrik 2021, e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik.

Formulari i aplikimit i plotësuar ( merret në Qendër Burimore).

Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).

Diploma e kualifikimit (ose certifikatë) certifikata në vend të diplomës duhet të jetë e noterizuar.

Kandidatët, dokumentet duhet ti dorëzojnë në Qendrën Burimore/shkollën speciale përkatëse ku konkurrojnë. Aplikacionet e pakompletuara nuk shqyrtohen. Për më shumë informata shikoni linkun e botimit në gazetën “Epoka e re” të datës 1 korrik 2021.

https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/Epoka-1-Korrik-2021.pdf

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lirim Gashi Bardhyl Mahmuti është shembull më i mirë,…