Ministria e Arsimit thotë se është në koordinim me institucionet për koronavirusin

09 mars 2020 | 15:07

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të koronavirusit.

“MAShTI deri më tani ka zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe është duke shqyrtuar mundësinë që, në bashkëpunim me MSh dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të merren masa të tjera në përputhje me situatën. MAShTI dhe MSh do të kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet në mbledhjen e kabinetit qeveritar”, ka njoftuar MAShTI.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës…