Ministria e Arsimit zgjeron përmbajtjen e mësimit online në gjuhën turke e boshnjake

05 prill 2020 | 13:23

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShTI) ka njoftuar se nga nesër (e hënë), përmbajtja e mësimit në distancë për gjuhën turke dhe boshnjake do të zgjerohet me më shumë lëndë mësimore.

“Çdo ditë pune – nga e hëna deri të premten – prej orës 12:30, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1 – 5. Për klasat 6-9, nga e hëna deri të premten, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë. Ndërsa nga e hëna deri të mërkurën transmetohen video-ligjëratat për lëndët mësimore Fizikë dhe Kimi për klasat 6-9”.

“Ndërsa prej orës 15:30 në RTK 2 mbahen video-ligjëratat për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5.  Ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi i video-ligjëratave në gjuhën boshnjake fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore”, ka njoftuar MAShTI.

Sipas këtij njoftimi, këto materiale mësimore do të transmetohen edhe përmes ueb faqes zyrtare https://emesimi.rks-gov.net, përmes së cilës shkohet në kanalin e MAShTI-t në “Youtube” edhe në gjuhën turke dhe gjuhën boshnjake.

“MAShTI iu uron të gjithë nxënësve mësim të këndshëm dhe shumë shëndet, dhe kërkon nga prindërit dhe mësuesit bashkëpunim në realizimin me sukses të mësimit nga distanca!”, ka njoftuar Ministria e Arsimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Helin Bolek, anëtarja e një grupi të muzikës popullore, ka…