Ministria e Brendshme del me njoftim të ri për konvertimin e patentë-shoferëve
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjithë qytetarët serbë në Kosovës se bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të konvertimit të patentëshoferëve nga ato jo legale serbe në patentëshoferë të Kosovës si dhe kërkesën për zgjatje të afatit konvertim, afati është zgjatur deri me 23 gusht 2024.
“Të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente në Republikën e Kosovës. Që nga data 9 maj me hyrjen në fuqi të këtij vendimi e deri më tani, kanë aplikuar 5787 qytetarë nga radhët e komunitetit serb për konvertimin e patentëshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentëshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës”, thuhet ne njoftim.
Ministria e Punëve të Brendshme falënderon qytetarët që kanë përfunduar procesin e konvertimit si dhe ftojmë të gjithë të tjerët që ende se kanë përfunduar që të shfrytëzojnë afatin shtesë të ofruar.
Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentëshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Ndryshe në bazë të ligjit dënimi në këtë rast nis nga 500 deri në 1000 mijë euro.