Ministria e Bujqësisë duhet t’i qaset me seriozitet vreshtarëve dhe venarëve të Rahovecit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Ministria e Bujqësisë duhet t’i qaset me seriozitet vreshtarëve dhe venarëve të Rahovecit, të cilët po vazhdojnë të kenë probleme të shumta me shitjen e rrushit dhe venarët me pranimin e tij.
“Po shpresoj që Ministria e Bujqësisë do t’i qaset me seriozitet vreshtarëve dhe venarëve të Rahovecit pasi po vazhdojnë të kenë probleme të shumta me shitjen e rrushit dhe venarët me pranimin e tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Ministri Mustafa do ta ketë mbështjetjen e Grupit tonë Parlamentar dhe besoj të të gjithë deputetëve të Parlamentit që të gjejë zgjidhje për këtë rast, sikurse edhe për rastin e qumshtarëve që po përballen me shumë vështirësi”, ka shkruar Haradinaj.
(Q.R / Epoka e re)