Ministria e Bujqësisë fton fermerët për furnizimin e rezervave shtetërore
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ka hapur shpalljen publike për aplikim të gjithë atyre që kanë interes ta bëjnë grumbullimin e grurit dhe t’i furnizojnë rezervat shtetërore me këtë kulturë bujqësore.
Afati për aplikim sipas Ministrisë, është deri më 11 nëntor 2021.
“Furnizimin e rezervave shtetërore me kulturën e grurit, mund ta bëjnë edhe grumbulluesit e kësaj kulture bujqësore, të cilët operojnë në vendin tonë. Për këtë qëllim, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka hapur shpalljen publike dhe kjo thirrje është e hapur deri më datë 11 nëntor 2021. Andaj, ftohen të gjithë grumbulluesit e grurit, të cilët shprehin interes dhe posedojnë rezerva të grurit që të aplikojnë në këtë thirrje të MINT-it”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.