Ministria e Bujqësisë investon në 9000 metra kanal për ujitjen e tokave bujqësore në Deçan
05 gusht 2024
| 14:55
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se fshati Isniqi është vendi i bukës e traditës ndër breza, e në këtë frymë, ai ka bërë me dije se ministria që drejton ka investuar në 9000 metra kanal për ujitjen e tokave bujqësore në vlerë prej 346,956 euro.
“6000 hektarë e kanë tashmë mundësinë e qasjes në sistemin e ujitjes. Segmenti përfshin tokat e Deçanit, Isniqit, Llukën e Epërme dhe Llukën e Ulët. Ky projekt është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e bujqësisë dhe rritjen e prodhimtarisë në komunën e Deçanit”, ka shkruar ministri Peci në “Facebook”.