Ministria e Bujqësisë investon në ndërtimin e kanalit të ujitjes në Junik

25 korrik 2019 | 16:25

Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes nëpër komuna po vazhdojnë të rriten nga viti në vit.
Për realizimin projektit që përfshin ndërtimin e një pende edhe kanali të ujitjes në Komunën e Junikut, MBPZHR-ja ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me këtë komunë.

Me këtë rast, ministrja e Bujqësisë, Dijana Ziviq, ka treguar se këto investime në ndërtimin e kanaleve të ujitjes dhe zgjerimin e sistemeve ekzistuese do t’i vazhdojnë në të gjithë komunat e Kosovës në mënyrë që të përfshijnë sipërfaqe më të mëdha nën ujitje dhe kjo sipas saj do të jetë prioritet për ministrinë nga viti në vit.

“Ujitja kontribuon në rritjen e rendimenteve dhe stabilizimin e prodhimit të bimëve. Avantazhi më i madh i sistemit të ujitjes është sigurimi i prodhimit të lartë dhe të cilësisë, pavarësisht nga kushtet klimatike të vitit, Ministria e Bujqësisë synon të vazhdojë investimet në sistemet e ujitjes”, u shpreh Ziviq.

Në anën tjetër, Agron Kuçi, kryetar i Komunës së Junikut, ka falënderuar ministren për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Bujqësisë në përkrahjen e sektorit të bujqësisë në këtë komunë.

Ai ka vlerësuar projektin duke thënë se investimet e tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë.

 

/Epoka e Re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria rajonale e policisë në Mitrovicën e Jugut, me qëllim…