Ministria e Bujqësisë ndan 24.6 milionë euro për Programin për Zhvillim Rural 2023

30 gusht 2023 | 13:02

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë me dije se ka nënshkruar Programin për Zhvillim Rural / Grante 2023 në vlerë prej 24,6 milionë euro.

“Përmes Programit për Zhvillim Rural / Grante 2023 kemi: Rritje të mbështetjes për prodhimin bazik bujqësor, specifikisht karshi rritjes së konsiderueshme të Fondit Blegtoral me qëllim të shtimit të prodhimit të qumështit dhe mishit; me 5 milionë euro (Masa 1, Nënmasa 1.7); Kemi eliminuar kritere diskriminuese; Do të ketë rritje të mbikëqyrjes përgjatë të gjithë procesit me qëllim të mbrojtjes të së drejtës së aplikimit dhe qasjes së barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës që me të vërtetë ushtrojnë veprimtari bujqësore, janë fermerë meritorë e mbi të gjitha real”, ka thënë Peci.

Ai ka treguar se 16,827,000.00 euro apo 68,33 për qind e buxhetit të granteve i kushtohen Masës 1 – Investime në asete fizike dhe ekonomi familjare.

Sipas Pecit, kjo masë përfshin prodhimin bazik bujqësor. “3,500,000.00 euro apo 14,21 për qind e po këtij buxheti i dedikohet Masës 3 – për Investime në asete fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore. 4,000,000.00 euro apo 16,24 për qind e buxhetit të PZHR 2023 i kushtohet Masës 7 – për Diversifikimin e Fermave dhe Zhvillimin e Bizneseve. 300,000.00 apo 1,22 për qind e buxhetit i kushtohet Masës 5 për Zbatimin e Strategjive për Zhvillim Lokal – Qasja ‘Leader’”, ka bërë me dije ministri Peci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa ditësh, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora…