Ministria e Bujqësisë nikoqire e takimit vjetor të ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore
Prishtinë – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic do të marrë pjesë në takimin e 13-të me radhë të ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore (EJL), i cili do të mbahet nga 11 deri më 13 nëntor 2019 në Prishtinë.
Takimi ministror organizohet nga Grupi Punues Drejtues për Zhvillim Rural Rajonal (SWG) në Evropën juglindore, ku nikoqir i ngjarjes është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës.
Në takimin e sotëm që ministrja Zivic pati me sekretarin gjeneral të SWG-së, Boban Iliq është biseduar rreth temave dhe organizimit të takimit të përcaktuar.
Ministrat e bujqësisë, si dhe zyrtarët e lartë të qeverive të shteteve pjesëmarrëse, do të bisedojnë rreth përafrimit të kandidatëve potencial të BE-së si dhe të shteteve të EJL për bujqësinë dhe zhvillim rural, bashkëpunim regjional dhe mënyrave të avancimit regjional, rezultateve dhe agjendës nga Forumi politik bujqësor 2019 si dhe për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë.