Ministria e Bujqësisë nis pagesat për subvencione në vlerë prej mbi 12 milionë euro
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Mevludin Krasniqi, ka bërë me dije se kjo ministri ka filluar me pagesa për subvencione për vitin 2018 në vlerë prej mbi 12 milionë euro.
“MBPZhR/AZhB ka filluar me pagesa direkte/subvencione për vitin 2018 për 18 062 fermer në vlerë 12 592 730 70 euro. Janë autorizuar për pagesë: 1. Pagesa direkte për qumështin sipas cilësisë dhe therjet e raportuara të gjedhit për TM1 – 2018, ku kanë përfituar 795 fermer në shumë totale prej 471 707 92 euro. 2. Pagesat direkte për sipërfaqe të mbjella, ku kanë përfituar 11 276 fermer në shumë totale prej 7 282 028 95 euro. 3. Pagesat direkte-blegtori, ku kanë përfituar 5 991 fermer në shumë totale prej 4 838 993 50 euro”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/