Ministria e Bujqësisë nis realizimin e pagesave të subvencioneve për fermerët
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka bërë me dije se janë proceduar 2 milionë euro pagesa për fermerët në kuadër të Programit të Pagesave Direkte 2023.
Sipas ministrit të MBPZhR-së, Faton Peci, me pagesa do të vazhdohet edhe ditëve në vijim.
“Kemi filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve! Sot kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrolleve rigoroze në teren. Me këtë intensitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim. Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi. Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5 për qind apo 10 për qind është rritur në 100 për qind”, ka shkruar Peci në “Facebook”.