Ministria e Bujqësisë përkrah 74 projekte bujqësore përmes granteve investive
Investimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në ruajtjen dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, si dhe në ngritjen e vreshtave të reja dhe fermave për pula, kanë vazhduar edhe gjatë këtij viti.
Zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, përmes rrjetit të tij social në “Facebook”, ka bërë të ditur se kjo ministri ka mbështetur përmes granteve investive 74 projekte për ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve, si dhe ka ngritur vreshta të reja dhe femra të reja të pulave.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të zëvendësministrit Krasniqi:
#MBPZHR përmes granteve investive ka mbështetur edhe #74projekte për ruajtjen pemëve dhe perimeve, përpunimin e prodhimeve bujqësore, ngritjen e vreshtave të reja si dhe ngritjen e fermave për pula!
#29projekte – depo për ruajtjen e pemëve dhe perimeve.
#33projekte- përpunimi i prodhimeve bujqësore në ekonomi familjare.
#18projekte- sektori i rrushit, ngritja e vreshtave dhe infrastruktura përcjellëse.
#4projekte- sektori i vezëve, stalla dhe infrastrukturë.
Lista e projekteve me të gjitha të dhënat e granteve të firuara janë në linqet:
http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151152_10121_Sektori_pe…
http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_152237_3022__Perpunimi_…
http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151609_1015_Sektori_i_r…
http://www.azhb-ks.net/…/2019_01_18_151654_1016_Sektori_i_v…