Ministria e Drejtësisë dhe organizata “Help”  nënshkruajnë memorandume bashkëpunimi

14 korrik 2021 | 11:24

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe drejtori i organizatës “Help”, Timo Stegelmann kanë nënshkruar të mërkurën dy memorandume mirëkuptimi.

Këto projekte do të gjejnë zbatim në mes Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimit Sprovues së Kosovës dhe organizatës gjermane “Help” e cila është në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.

Ky projekt do të mundësojë krijimin e mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara. Gratë, të rinjtë, anëtarët e komuniteteve jo-shumicë dhe personat me aftësi të kufizuara në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës do të ndihmohen në ndërtimin e aftësive personale dhe profesionale.

Me këtë bashkëpunim synohet furnizimi i punëtorive me pajisje adekuate përmes ofrimit të trajnimeve për persona që kanë rënë ndesh me ligjin në përkrahje të zbatimit të strategjisë për rehabilitim dhe risocializim.

Bashkëpunim i njëjtë do të jetë edhe me Shërbimin Sprovues të Kosovës me qëllim të mbrojtjes të komunitetit dhe parandalimit të recidivizmit, e në anën tjetër të ndikohet në ri-integrimin dhe risocializimin me sukses në komunitet të personave të cilët kryejnë vepra penale.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Francës në Serbi, Jean-Louis Falconi, ka deklaruar se…