Ministria e Drejtësisë nxjerrë një udhëzim për përmbaruesit

22 prill 2020 | 11:03

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka udhëzuar përmbaruesit privatë që të mos debitojnë pagat dhe pensionet e qytetarëve për muajin prill dhe maj për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

Ministria e Drejtësisë ka udhëzuar përmbaruesit privatë që “për shkak të pandemisë Covid-19 dhe për shkak të reduktimit të stafit në institucione, banka, zyra përmbarimore si dhe për shkak të nevojave në rritje të qytetarëve për furnizime me gjëra të domosdoshme për ekzistencë t’i lejojnë qytetarët të marrin pensionet dhe pagat për muajin Prill dhe Maj 2020 pra të mos i debitojnë këto pagesa për interes të lëndëve përmbarimore për shkak të situatës në të cilën ndodhemi”, thuhet në udhëzimin e kësaj ministrie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mbrëmë ka deklaruar se Lidhja…