
Ministria e Drejtësisë rrit buxhetin për OJQ-të: 2.5 milionë euro për shërbime sociale dhe familjare, 184% më shumë se në 2020
Ministria e Drejtësisë ka hapur thirrjen publike për mbështetje financiare për projektet e organizatave joqeveritare (OJQ) të licencuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
Ky vit, sipas Albulena Haxhiut, mbështetja financiare për OJQ-të arrin në 2.5 milion euro, që është 184% më shumë se në vitin 2020, kur buxheti ishte 880 mijë euro.
Haxhiu thotë se kjo mbështetje tregon përkushtimin e Qeverisë për forcimin e shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë.
E plotë:
2.5 milion euro për projektet e organizatave që merren me çështje sociale dhe familjare.
Ministria e Drejtësisë ka hapur thirrjen publike për mbështetjen finaciare për projektet e OJQ-ve të licencuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
Këtë vit, mbështetja financiare për OJQ-të është 2.5 milion € apo 184% më e lartë se në vitin 2020, ku buxheti për këto shërbime ka qenë 880 mijë €.
Kjo mbështetje tregon përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e shërbimeve sociale dhe familjare.