Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë të hënën merr vendim për ish-ushtarin e UÇK-së
Nesër (e hënë) do të merret vendimi për ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina që u arrestua javën e kaluar nga autoritetet maqedonase në pikën kufitare Bllacë.
Ai u arrestua për shkak të një urdhër arresti nga Serbia me akuzën kryerjen e krimeve të luftës.
Shteti i Serbisë pas arrestimit ka dërguar kërkesë tek autoritetet maqedonase që ta ekstradojnë Morinën.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani tha se nuk ka shansa teorike që Morina të ekstradohet në Serbi.
Ai shtoi se pret që Ministria e Drejtësisë të vendos të hënën që mos ta ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së.
Kundër ekstradimit ishte dal edhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.
Nesër materiali i dërguar nga Serbia dorëzohet në Gjykatën Penale të Shkupit, ku në bazë të dokumentacionit do të vendoset se nëse do të ekstradohet apo jo ish-ushtari i UÇK-së.