Ministria e Drejtësisë shpall afatin e aplikimit për Provimin e Jurisprudencës

19 mars 2023 | 22:35

Ministria e Drejtësisë i ka ftuar të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Ministria e Drejtësisë, ka njoftuar se nga data 20 mars deri më datën 27 mars të vitit 2023, i ka ftuar të gjithë të interesuarat të cilët duan ta japin Provimin e Jurisprudencës, kanë mundësi për të aplikuar.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë provimi do të mbahet gjatë muajit maj të vitit 2023.

“Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për dhënien e Provimit të Jurisprudencës që do të mbahet në muajin Maj 2023, se: Afati për dorëzimin e Kërkesës dhe dokumentacionin përkatës për aplikim për Provim të Jurisprudencës fillon prej datës 20 – 27 Mars 2023”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë nga Ministria e Drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oleksi Riabchyn, këshilltar i zëvendëskryeministrit ukrainas, ka thënë për Sky…