Ministria e Ekonomisë dhe IFC-ja nënshkruajnë marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës

22 mars 2024 | 14:34

Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) kanë nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ky projekt shërben në krijimin e një sektori më të sigurt të energjisë në rast të sfidave që mund të hasen në këtë drejtim.

“Po fillojmë ankandin e radhës. Ankandin e parë të erës prej 150 MW. Sapo nënshkruam marrëveshjen me IFC – International Finance Corporation për zhvillimin e këtij ankandi. Për tërheqjen e investitorëve seriozë, kemi paraparë ndërtimin e rreth 150 megavatëve të erës, të ndara në dy llote. Ofrimin e komponentës së partneritetit publiko-privat (PPP), për herë të parë në projekte të tilla në rajon. Ofrimin e marrëveshjes për blerjen e energjisë (PPA) përmes të cilës sigurohet çmimi i garantuar për një periudhë të caktuar (së paku 15 vite). Sigurimin e deri në 80 milionë euro (të siguruara tanimë nga IMF) bashkëinvestim që mund të shfrytëzohet përmes një partneriteti publiko-privat me investitorin (PPP). Projektin po sigurohemi ta zhvillojmë e zbatojmë mbi baza konkurruese, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Faleminderit IFC-së e USAID Kosovo për krijimin e partneritetit për të zhvilluar këtë projekt kyç e strategjik, e për gatishmërinë për të kontribuar në transformimin e sektorit tonë të energjisë”, ka theksuar Rizvanolli.

Në anën tjetër, edhe menaxheri regjional i IFC-së, Nicolas Marquier, ka theksuar se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të…