Ministria e Ekonomisë jep një sqarim për funksionimin e bizneseve

16 prill 2020 | 10:14

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) sqaron se si duhet të veprojnë bizneset nga një komunë në tjetrën.

MEPTINIS, duke i reaguar Odës së Afarizmit, thotë se ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga punëtorët e tyre të kenë leje për mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë.

“Të gjithë operatorët ekonomikë, respektivisht ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga stafi i ndërmarrjes të kenë leje mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë. Kjo mundësohet me formularin e konfirmimit nga ATK- sistemi EDI”, thuhet në sqarimin e MEPTINIS-it.

Kurse Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një shkrese adresuar ministres në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari, i kishte shprehur shqetësimin për propozimin që të merret vendim për ndalim të qarkullimit të të punësuarve nga një komunë në tjetrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bill dhe Melinda Gates kanë kritikuar vendimin e presidentit amerikan…