Ministria e Financave dje dha një njoftim, sot jep një sqarim

20 mars 2020 | 10:47

Ministria e Financave dhe Transfereve ka dërguar sot një sqarim shtesë lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore.

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se kjo shtyrje e afatit nuk vlen për tatimpaguesit e sektorit publik. “Ashtu siç jeni të njoftuar, me datë 19.03.2020 ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore, si dhe trajtimin dhe vendosjen lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi deri më 30 Prill 2020. Sipas këtij vendimi, nga kjo shtyrje mund të përfitojnë të gjithë tatimpaguesit të sektorit privat, pa përfshirë sektorin publik”, bëhet me dije në njoftim dhe shtohet se:

“Në këtë kontekst duhet sqaruar se tatimpaguesit e sektorit publik që nuk përfitojnë nga kjo zgjatje janë autoritetet publike – pra një autoritet publik qendror, rajonal, komunal apo lokal, organ publik, ministri, departament apo autoritet tjetër që ushtron pushtet publik ekzekutiv, legjislativ, rregullator, administrativ apo juridik, në kuptim të nenit 1, paragrafi 1.3. i Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i plotësuar dhe ndryshuar. Ky definicion nuk përfshinë ndërmarrjet publike, të cilët plotësisht përfitojnë nga lehtësimet e krijuara nga ky vendim”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka vazhduar pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve…