Ministria e Financave hap llogari për dhurim të fondeve e granteve

04 prill 2020 | 11:23

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se Thesari i Kosovës, në emër të Republikës së Kosovës, ka hapur një llogari zyrtare bankare të dedikuar për pranimin dhe evidentimin e fondeve që dedikohen në luftën kundër pandemisë COVID 19 (kredive, granteve dhe donacioneve).

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MFT-ja ka bërë me dije se kjo po bëhet me qëllim të rritjes së transparencës si dhe llogaridhënies sa më të lartë ndaj publikut si dhe partnerëve lidhur me kontributin dhe menaxhimin e këtyre fondeve.

“Llogaria e hapur është pjesë e sistemit të Llogarisë së Vetme të Thesarit e hapur në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, funksionale nga data 1 prill 2020, ku mund të kryhen të gjitha transferet brenda dhe jashtë vendit, sipas detajeve të mëposhtme”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Medikamenti antiparazit, i cili është përdorur për largimin e morrave…