Ministria e Financave mban ankandin e 15-të të letrave me vlerë për vitin 2019
07 nëntor 2019
| 13:51
Ministria e Financave, njofton se më 14 nëntor do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë me radhë për vitin 2019.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet tre vjeçar në shumën prej 20 milionë euro. “Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (tre vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Sipas kësaj ministrie, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.
/Epoka e re/