Ministria e Financave merr vendim për moskompensim të 10% nga Trusti

06 korrik 2020 | 13:17

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka konfirmuar për “Ekonomia Online” se Ministria e Financave ka marrë vendim për moskompensimin e tërheqjes së 10 për qind nga Trusti Pensional.

Sipas Krasniqit, MF-ja e ka paraparë se ky vendim është më i drejtë si shkak i mjeteve në diferencë te qytetarëve.

“Ministria e Financave ka marrë vendim që mos të kompensohen mjetet e tërhequra nga Trusti. kjo pasi që e kemi parë që ka një diferencë të madhe në pasqyrën e qytetarëve”.

“Kemi qytetarë që ka vetëm 100 euro dhe të tjerë me 5 mijë ose 10 mijë euro, atëherë kjo do të ishte e padrejtë që të kompensohen këto mjete”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë,…