Ministria e Financave merr vendim për zgjatjen e afatit për dorëzimin e deklaratave dhe pagesën e tatimeve
Ministria e Financave dhe Transfereve, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus ka vendosur me efekt nga data e sotme që të zgjatet deri më 30 prill afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore.
Sipas këtij vendimi, do të zgjatet edhe afati deri në fund të prillit edhe trajtimi dhe vendosja lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi. “Të zgjatet deri më 30 prill 2020 afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore si dhe trajtimi dhe vendosja lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi”, thuhet në vendim.
Ministria rkon që të inkurajohen të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk janë të afektuar negativisht në aspektin financiar, të vazhdojnë kryerjen e obligimeve tatimore sipas mundësive të tyre.
Po ashtu, MFT ka marr vendimMFT ka marr vendim që të pezulloj pranimin e kërkesave për pagesë dhe pranimin fizik të shkresave në Thesar, duke sqaruar se janë pezulluar disa pagesa të veçanta, kurse ato të rregullta do të kryhen pa pengesë apo kufizim.