Ministria e Financave përmes një njoftimi për media ka shkruar se se falënderon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e tyre për projektligjin për rishikimin e buxhetit 2020 dhe kërkon që projektligji të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.
Ministria e Financave po ashtu njofton opinionin se menjëherë pas miratimit të projekt-ligjit në leximin e dytë, dhe hyrjes së tij në fuqi do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore.
Ministria e Financave fton për durim të gjithë përfituesit dhe shpreh zotimin e plotë se ekzekutimi i pagesave do të realizohet në mënyrë të menjëhershme sapo projektligji të hyjë në fuqi