Ministria e Infrastrukturës: Gjendja e rrugëve në Kosovë është e mirë
Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se sipas informatave të siguruara nga terreni për mirëmbajtje verore dhe dimërore, gjendja e rrugëve në gjithë vendin është e mirë.
Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë, ka pasur lagështira në rrugë mirëpo është hedhur kripë sipas nevojës.
“Në regjionin e Prizrenit, kryesisht rrugët ishin mirë, intervenime me kripë kishte në drejtimin Prizren-Caralevë , gjithashtu edhe në Prizreni 2 është intervenuar në shpërndarjen e kripës në rrugët Prizren-Prevallë , Zhur-Dragash- Restelicë, Dragash-Brod. Në autostradën A’, segmenti Morinë-Gjurgjicë, kishte intervenime me kripë në drejtimin Suharekë-Morinë dhe drejtimin Suharekë-Gjurgjicë”, ka njoftuar MI-ja.
Në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje, sipas MI-së ka pasur temperatura mjaft të ulëta dhe si rrjedhojë bëhet shpërndarja e kripës në të gjitha rrugët e regjionit Peja 1.
Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët janë kalueshme.
“Auto-udha R6 Hani i Elezit, si dhe auto-udha A6 Konjuh-Doganaj, si dhe regjioni i Ferizajt janë krejtësisht e lira për qarkullim. Është intervenuar në shpërndarjen e kripës në të gjitha rrugët: Prizren – Prevallë , Zhur-Dragash- Restelicë”.
“Në aksin rrugor N9 Pejë-Kuqishtë-Bogë, në kilometrin e 18 kishte një rrëshqitje masive të dheut mbrëmë diku rreth orës 20:00, ekipet tona kanë punuar vazhdimisht me makineri ekskavator dhe lugë ngarkuese dhe diku rreth orës 23:00 është bërë hapja e rrugës, gjatë ditës së sotme vazhdohet me largimin e masës së dheut nga rruga. Duhet cekur se nga kilometri i 20-të, e tutje ka reshje të mëdha të borës. Vazhdimisht bëhet largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit Peja 1 ka reshje të borës e përzier me shi”.
“Në rrugët e Gjakovës, Gjilanit dhe në autoudhën Doganaj- Hani i Elezit, s’ka pasur asnjë intervenim, rrugët janë krejtësisht e lira për qarkullim”, ka njoftuar MI-ja.