Ministria e Infrastrukturës hap procedurat e prokurimit për rrugën Kijevë-Dollc
13 mars 2023
| 14:40
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se janë hapur procedura e prokurimit për rrugën Kijevë-Zahaq, përkatësisht për segmentin Kijevë-Dollc.
Sipas Aliut, buxheti i planifikuar për këtë projekt është 32 milionë euro, i ndarë në katër pjesë.
“Janë hapur procedurat e prokurimit për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc. Rruga është e ndarë në 4 llote me gjatësi totale 12.8 km dhe me buxhet të planifikuar prej 32 milionë euro”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.