Ministria e Infrastrukturës investon edhe në Fushë-Kosovë

05 mars 2021 | 11:35

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premten ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Komunën e Fushë-Kosovës, të përfaqësuar nga nënkryetari Fadil Krasniqi.

Përmes këtij dokumenti, Ministria e Infrastrukturës do të financojë asfaltimin e rrugës nga ajo nacionale N9, deri tek qendra e panaireve deri në Golesh.

Ministria merr përsipër edhe financimin e rrugëve të lagjeve numër 28 dhe 29 të kësaj komune, që janë të banuara nga komuniteti egjiptian, ashkali dhe romë.

Marrëveshje të tilla, përmes të cilave MI u del në ndihmë pothuajse të gjitha komunave në realizimin e projekteve infrastrukturore, janë tregues të një plani të mirëfilltë të punës së ministrit Abrashi, në të mirë të qytetarëve.

Financimi do të bëhet në faza të ndara, përderisa dokumenti specifikon edhe përgjegjësitë komunale drejt realizimit të projekteve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Australia ka kërkuar nga Komisioni Evropian (KE) që ta rishikojë…