Ministria e Infrastrukturës: Mbyllet për tri ditë rruga Vushtrri – Smrekonicë
24 mars 2022
| 17:30
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se duke filluar nga dita e premte (25 mars 2022) deri të dielën do të bëhet mbyllja e segmentit të rrugës Vushtrri – Smrekovnicë.
Sipas MI-së, mbyllja do të bëhet pasi do të zhvillohen punimet e asfaltimit të kësaj rruge.
“Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytëzohet rruga alternative. Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër, më 25 mars 2022, me fillim nga ora 7:00 e mëngjesit dhe do të përfundojnë më 27 mars 2022 (e diel)”, thuhet në njoftimin për medie.