Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë më të madhe se 7.5 ton, shka temperaturat e larta

13 korrik 2024 | 11:39

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta është marrë vendim që të ndalohet  qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T, shkruan Reporteri.net.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se ky vendim vlen nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

“Të dashur qytetarë, Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim: Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T”, ka njoftuar zv.ministri Hysen Durimishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të…