
Ministria e Infrastrukturës përkrah Malishevën me 1 milion euro
23 prill 2018
| 17:12
Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka pritur në takim të hënën kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum për mbështetje të projekteve infrastrukturore në këtë komunë në vlerë prej 1 milion euro.
“Me kryetarin Begaj përveç që biseduam për nevojën e investimeve në infrastrukturë, nënshkruam edhe memorandum për mbështetje në projektet që i ka kjo komunë, si projekte në vazhdim por edhe projekte të reja në vlerë prej rreth 1 milion euro. Dinamika e të dy institucioneve ka bërë që memorandumet të nënshkruhen në ambientet e Ministrisë dhe jo në komunë siç ka ndodhur ditëve të kaluara në komunat tjera të Kosovës”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/