Ministria e Infrastrukturës shpjegon variantin përgjatë Drinit të Bardhë të Autostradës së Dukagjinit
Ministria e Infrastrukturës shpjegon variantin që kalon përgjatë Drinit të Bardhë të Autostradës së Dukagjinit.
Kjo ministri përmes njoftimit për media, thotë se deri tek përzgjedhja e variantit nga komiteti ndërministror për këtë projekt janë mbajtur debate publike, ku sipas tyre ky variant është më i favorshëm për banorët e Rahovecin.
“Fillimisht deri tek përzgjedhja e variantit nga komiteti ndërministror për këtë projekt, janë mbajtur debate publike në të cilat kanë qenë të pranishëm Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, kompania projektuese, njësiti mbikëqyrës e drejtues komunal. Po i referohemi pikërisht Komunës së Rahovecit tek të cilët nuk kemi hasur një kundërshtim kaq të zëshëm që po paraqitet në medie tani për variantin e përzgjedhur. Për ri-informim të qytetarëve të kësaj komune dhe informim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në vazhdim po ju japim detajet se përse varianti përgjatë lumit Drini i Bardhë është më i favorshëm për Rahovecin”, thuhet në njoftimin e MI-së.
Javë më parë, Këshilli i Banorëve Kundërshtues të Autostradës së Dukagjinit kishte paralajmëruar se nëse nuk zgjidhjet kjo çështje, ata pritet të organizojnë protesta duke bllokuar rrugët kyçe.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës:
Për shkak të debateve të shumta dhe keqinformimit që po shpërndahet nga një grup individësh, po ju japim detaje rreth përzgjedhjes së variantit final të autostradës së Dukagjinit.
Fillimisht deri tek përzgjedhja e variantit nga komiteti ndërministror për këtë projekt, janë mbajtur debate publike në të cilat kanë qenë të pranishëm Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kompania projektuese, njësiti mbikëqyrës e drejtues komunal. Po i referohemi pikërisht komunës së Rahovecit tek të cilët nuk kemi hasur një kundërshtim kaq të zëshëm që po paraqitet në medie tani për variantin e përzgjedhur.
Për ri-informim të qytetarëve të kësaj komune dhe informim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në vazhdim po ju japim detajet se përse varianti përgjatë lumit Drini i Bardhë është më i favorshëm për Rahovecin.
Gjatë hartimit të varianteve ideore, përveç kritereve teknike që dalin nga detyra projektuese, ne kemi marrë parasysh edhe këto kritere dhe analiza profesionale si:
1. Shpronësimi, (janë marrë për bazë të shpronësohen sa më pak toka bujqësore)
2. Faktori ekonomik, (të jetë me kosto ekonomikisht më i favorshëm),
3. Topografia e terrenit, (janë marrë parasysh gërmimet, mbushjet, urat, tunelet, nënkalime, mbikalimet, viadukte)
4. Gjeologjia dhe hidrologjia, (është marrë parasysh stabiliteti i truallit dhe trajtimi i rrjedhjes ujore),
5. Faktori ekologjik (ndikimet minimale në mjedis, trajtimi i ujërave sipërfaqësore nga rruga flora dhe fauna)
Mbi bazën e këtyre analizave në konsultim me ekspertët relevant, është përzgjedhur varianti paralel me lumin Drini i Bardhë për të vazhduar me hartimin e projektit detal, si rezultat i këtyre përparësive krahasuar me variantet tjera, si:
1. Rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë,
2. Parandalimi i degradimit të lumit Drini i Bardhë,
3. Shpronësim minimal i tokave bujqësore dhe tokave private
4. Aksi i autostradës kalon më shumë se 70% mbi sipërfaqe të degraduar të tokave bujqësore rreth lumit,
5. Nuk do të ketë as një parcelë të ndarë në dy pjesë, dhe
6. Krahasimet tjera mes dy varianteve (Variant 1 dhe Varianti ka lumi Drini i Bardhë)
Krahasimet e përafërta mes “Varianti 1” dhe “Variantit ka lumi Drini i Bardhë”
*Krahasimet janë bërë prej fshatit Marmull X=7458208.6527, Y=4691962.2659 deri te autostrada R7 X=7479761.3204, Y=4682459.9893
Krejt në fund, ritheksojmë se kosto e ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit do të jetë rreth 600 milionë euro, ndërsa do të shpronësohen rreth 623 hektarë, prej të cilave jo të gjitha janë private. Për këto të fundit, vlerësimin nuk e bën Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Për gjithë ata që kërkojnë informata rreth këtij projekti, ju lutem të drejtohen tek MIT dhe jo të bien pre e keqinformimeve mbi bazën e politikave ditore.