
Ministria e Infrastrukturës ua hap dyert studentëve për punë praktike
01 nëntor 2018
| 14:38
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është takuar sot me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Universitetit të Prishtinës.
“Rektorit Dema i premtova për hapje të dyerve të MI-së për praktikë të studentëve të UP-së në departamentet përkatëse dhe mundësi trajnimi për ta. Nga ai kërkova që të mos hezitojë dhe të paraqes ndonjë nevojë infrastrukturore për kampusin universitar”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/