Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë mbështet Qendrën e Inovacionit të UP-së
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Universiteti “Hasan Prishtina”, kanë nënshkruar të mërkurën, Memoramdum bashkëpunimi për financimin e projektit “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Universitetin e Prishtinës.
Memorandumi për projektin “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP”, ka vlerë rreth 800 mijë euro, mjete këto të ndara nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë më qëllim të meremetimin të hapësirës së destinuar për këtë Qendër në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
Nënshkrimi i Memorandumit në një ceremoni rasti është bërë nga Ministri Besim Beqaj dhe Rektori i Marjan Dema.
Me këtë rast ministri Beqaj ka deklaruar se kjo Qendra do të shërbejë për lidhjen e dijes e shkencës me ekonominë dhe do t’ju shërbejë profesorëve, studentëve dhe të rinjve që kanë nevojë për aftësim profesional.
“Që nga themlimi i Ministrisë synim i yni ka qenë që Universiteti të bëhet me një qendër për inovacon dhe ndërmarrësi, e cila do t’ju mundësonte studentëve dhe profesorëve të punojnë bashkë me ekonominë, ku profesorët dhe studentët do të kenë mundësi t’i trajtojnë problemet e sektorit privat”, është shprehur Beqaj.
Ai ka thënë, po ashtu se Mininistria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në bazë të marrëveshjes do të financojë me rreth 800 mijë euro meremetimin e dhe paisjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, që gjendet në hapësirë e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike.
Ndërsa Rektori Marjan Dema ka folur për rëndësinë e Qendrës për Universitetin në kuadër të reformave që po bëhen.
“Qendra do të jetë një urë lidhëse e cila do të ofrojë trajnime të ndryshme, lidhjen e njohurive të të rinjve me biznesin. Do të shërbejë që të krijojmë studentë inovativ dhe kreativ. Jemi të interesuar që ta bëjmë atë transformimin e studentit, që të mos pret punë nga qeveria por nga vetja”, ka deklaruar Dema.
/Epoka e re/