Ministria e Inovacionit financon projektin “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP”

17 tetor 2018 | 12:26

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum bashkëpunimi për financimin e projektit “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP”. Nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë nga ministri Besim Beqaj dhe rektori i Marjan Dema.

Me këtë rast, ministri Beqaj ka deklaruar se kjo qendër do të shërbejë për lidhjen e dijes e shkencës me ekonominë dhe do t’ju shërbejë profesorëve, studentëve dhe të rinjve që kanë nevojë për aftësim profesional.

“Që nga thellimi i Ministrisë synim i yni ka qenë që Universiteti të bëhet me një qendër për inovacion dhe ndërmarrësi, e cila do t’ju mundësonte studentëve dhe profesorëve të punojnë bashkë me ekonominë, ku profesorët dhe studentët do të kenë mundësi t’i trajtojnë problemet e sektorit privat”, ka thënë Beqaj.

Ai ka deklaruar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në bazë të marrëveshjes do të financojë me rreth 800 mijë euro meremetimin e dhe pajisjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, që gjendet në hapësirat e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në UP.

Ndërsa, rektori i UP-së, Marjan Dema ka folur për rëndësinë e Qendrës për universitetin në kuadër të reformave që janë duke u bërë.

“Qendra do të jetë një urë lidhëse e cila do të ofrojë trajnime të ndryshme, lidhjen e njohurive të të rinjve me biznesin. Do të shërbejë që të krijojmë studentë inovativ dhe kreativ. Jemi të interesuar që ta bëjmë atë transformimin e studentit, që të mos pret punë nga qeveria por nga vetja”, ka thënë Dema.

Memorandumi për projektin “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP” ka vlerë rreth 800 mijë euro, mjete këto të ndara nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë më qëllim të meremetimin e hapësirës së destinuar për këtë Qendër në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i skuadrës së Arsenalit, Arsene Wenger për “Sport Bild”,…